Qindra kolonë izraelitë sulmojnë xhaminë Al Aksa
(last modified Wed, 12 Apr 2017 17:14:49 GMT )
Prill 12, 2017 19:14 Europe/Tirane
  • Qindra kolonë izraelitë sulmojnë xhaminë Al Aksa

Rreth300 kolonë izraelitë dhe ekstremistë kanë sulmuar kompleksin e xhamisë Al Aksa në në qytetin e pushtuar të Kodsit lindor në mes të akteve në rritje të dhunës të kryera nga forcat izraelite dhe kolonëve kundër popullit palestinez.

Të mërkurën në mëngjes, 292 kolonë izraelitë të përkrahur nga forcat ushtarake dhe policore izraelite kanë sulmuar xhaminë Al Aksa.  Kolonët izraelitë kanë kryer akte që konsiderohen provokuese nga palestinezët. Territoret e pushtuara palestineze janë përfshirë nga tensionet që kur forcat izraelite kanë filluar aplikimin e kufizimeve për hyrjen e adhuruesve palestinezë në kompleksin e xhamisë Al Aksa në Kodsin Lindor, në gusht  të vitit 2015. Regjimi i Tel Avivit është përpjekur për të ndryshuar përbërjen demografike Kodsit gjatë dekadave të fundit duke ndërtuar vendbanime të paligjshme, duke shkatërruar vendet historike dhe duke dëbuar popullatën lokale palestineze.

 

Tags