20 të vrarë e të plagosur nga shpërthimi në Mosul
(last modified Wed, 19 Apr 2017 06:01:42 GMT )
Prill 19, 2017 08:01 Europe/Tirane
  • 20 të vrarë e të plagosur nga shpërthimi në Mosul

Një burim i sigurisë në provincën Ninva në veri të Irakut bëri të ditur se 6 civilë irakianë humbën jetën dhe 14 u plagosën si pasojë e shpërthimit të një autobombe në perëndim të kësaj province.

Ky burim shtoi se një pjesëtar i grupit terrorist ISIS ka shpërthyer autobombën në rajonin Al Sure në perëndim të provincës Ninva duke vrarë 6 civilë irakianë e duke plagosur 14 të tjerë. Nga ana tjetër, mësohet se katër komandantë të lartë të ISIS-it janë vrarë në një sulm ajror të forcave irakiane kundër një autokolone të terroristëve të ISIS në rrugën Al Rijad-Havixha, 55 km në jugperëndim të qytetit Kirkuk në veri të Irakut. Ndërkohë, një zyrtar i lartë i ushtrisë irakiane ka thënë se terroristët takfirist të grupit ISIS kanë nën kontroll vetëm gjashtë lagje në pjesën perëndimore të Mosulit, derisa forcat ushtarake të përkrahura dhe nga ato popullore po avancojnë gjithnjë e më shumë në dëbimin e terroristëve nga ky qytet.

 

Tags