ISIS ka humbur kontrollin e mbi 70% të qytetit Tabaka
Forcat demokratike kurde të Sirisë kanë dëbuar terroristët e ISIS nga shumica e zonave të qytetit Tabaka në veri të Sirisë dhe kanë çliruar mbi 70% të territorit të këtij qyteti i cili konsiderohet porta perëndimore e qytetit Traka, kryeqytetit të grupit terrorist ISIS.
Kanali televiziv Al Arabija njoftoi se vëzhguesit e të drejtave të njeriut në Siri kanë thënë se vetëm rreth 30% e zonave të qytetit Tabaka të Sirisë kanë mbetur nën kontrollin e grupit terrorist ISIS dhe pjesa e vjetër e këtij qytetit është çliruar plotësisht nga pushtimi i terroristëve të ISIS. Luftimet aktualisht po zhvillohen në hyrje të pjesës së re të qytetit Tabaka në afërsi të digës së Eufratit e cila njihet me emrin Theuvre. Forcat e grupit terrorist ISIS janë tërhequr brenda në pjesën e re të qytetit Tabaka dhe koalicioni kundër ISIS po bombardon pozicionet e terroristëve të ISIS në këtë pjesë të qytetit. Vlen të theksohet se qyteti Tabaka është pushtuar nga grupi terrorist ISIS në vitin 2014 dhe ka rëndësi strategjike të dy anshme për arsye se hap rrugën për forcat demokratike kurde drejt qytetit Raka dhe gjithashtu në këtë qytet ndodhet diga më e madhe e ujit në Siri. Ky qytet ka rreth 850 mijë banorë.