Qindra persona zhduken në dy provinca të Irakut
(last modified Wed, 03 May 2017 06:36:40 GMT )
May 03, 2017 08:36 Europe/Tirane
  • Qindra persona zhduken në dy provinca të Irakut

Qindra persona janë zhdukur në zonat e luftës në provincat Anbar dhe Ninva të Irakut.

Faqja informative Irak Press të mërkurën duke cituar qendrën e Vëzhguesve të të Drejtave të Njeriut në Irak, raportoi se mbi 1000 qytetarë irakianë janë zhdukur në zonat e luftës mes ushtrisë irakiane dhe ISIS në provincat Anbar dhe Ninva. Vëzhguesit e të drejtave të njeriut të Irakut kanë raportuar se qeveria e Irakut duhet të kryejë hetime të gjera në lidhje me zhdukjen e qytetarëve irakianë në zonat e operacioneve ushtarake kundër ISIS. Kjo qendër e të drejtave të njeriut në Irak shtoi: "Rreth 160 qytetarë irakianë janë zhdukur në fund të prillit në provincën Ninva, provincë kjo në të cilën qendra e saj Mosuli akoma është arenë e luftimeve të ashpra mes forcave irakiane dhe ISIS. Ali Al-Ahmadi, kryebashkiak i qyteti Al-Hidr në jug të Mosulit, në intervistë me qendrën e vëzhguesve të të drejtave të njeriut në Irak, deklaroi: "Rreth 160 të rinj një javë më parë gjatë kohës kur tentonin të iknin nga qyteti Al-Hidr në drejtim të kampit Umul-Xherabi'e, janë zhdukur dhe nuk dihet akoma për fatin e tyre". Qendra e vëzhguesve të të drejtave të njeriut të Irakut ka deklaruar se disa komisione qeveritare janë formuar më parë për të shqyrtuar çështjen e zhdukjes së civilëve irakianë, mirëpo asnjë prej këtyre komisioneve nuk kanë treguar rezultatin e duhur.

Tags