Maleki: Sauditët ishin humbësit kryesor në takimin e Riadit
(last modified Tue, 30 May 2017 10:22:54 GMT )
May 30, 2017 12:22 Europe/Tirane
  • Maleki: Sauditët ishin humbësit kryesor në takimin e Riadit

Zv/presidenti i Irakut deklaroi se sauditët ishin humbësit kryesor në takimin amerikano-arab të organizuar në Riad të Arabisë Saudite.

Takimi i Donald Trump, presidentit të Amerikës, me krerët e disa vendeve arabe-islame u zhvillua më 21 maj 2017 në Riad. Nuri Maleki, zv/presidenti i Irakut, të martën në një intervistë me gazetën libaneze Al-Akhbar, tha se vetëm Amerika dhe regjimi sionist kanë përfituar nga takimi i Riadit dhe Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, edhe pse nuk ishte i pranishëm në këtë takim, por nën hijen e mbështetësve të ideve sioniste dhe gjithashtu nëpërmjet kontratave të nënshkruara për shitblerjen e armëve, ka përfituar në masë të madhe përkrah Amerikës.  Zv/presidenti i Irakut duke vë në dukje qëndrimet anti-iraniane të mediave të Arabisë Saudite dhe shtoi se sauditët në takimin e Riadit jo vetëm që kanë paraqitur në mënyrë të hapur bindjet e tyre armiqësore kundër Iranit, por ato kanë sulmuar në mënyrë të hapur edhe aleatet e Iranit. Nuri Maleki e ka krahasuar Arabinë Saudite me një fëmijë të cilit ia kanë marrë paratë dhe tani gëzohet me një lodër që ia kanë dhënë në dorë, ndërsa shtoi: "Duke marrë parasysh potencialet dhe rolin me ndikim të Iranit në ekuacionet politike të Lindjes së Mesme, sauditët në takimin e Riadit vetëm kanë shfaqur në mënyrë publike natyrën e tyre agresive".

Tags