Uniteti i ummetit islam, objektivi kryesor i Asamblesë për afrimin e Medhhebeve Islame
(last modified Thu, 06 Jul 2017 05:38:13 GMT )
Korrik 06, 2017 07:38 Europe/Tirane
  • Uniteti i ummetit islam, objektivi kryesor i Asamblesë për afrimin e Medhhebeve Islame

Objektivi më i rëndësishëm i Asamblesë për afrimin e Medhhebeve Islame, është uniteti i ummetit islam, ringjallja e forcës së botës islame dhe përballja me islamofobinë.

Ajetollah Mohsen Eraki, sekretari i përgjithshëm i Asamblesë për afrimin e Medhhebeve Islame në takimin që pati me Hasan Kamel Jilmaz myftiu i madh i Stambollit, tha se intelektualët, dijetarët dhe klerikët myslimanë të Iranit dhe Turqisë duhet të bashkëpunojnë në kuadër të ngritjes së vlerave të larta të fesë islame në shoqërinë islame. Për fat të keq bota islame dhe sidomos në rajonin e Lindjes së Mesme, është përfshirë nga zjarri i përçarjes dhe i armiqësisë të krijuar nga elementë jashtë rajonit. Afrimiteti mes organeve fetare dhe kulturore të Iranit me Turqinë është një hap i rëndësishëm në arritjen e objektivit për unitetin e botës islame dhe ringjalljen e forcës së saj. Nga ana e tij myftiu i madh i Stambollit foli mbi lidhjet e vjetra dhe të përbashkëtat kulturore dhe fetare të Iranit dhe Turqisë dhe kërkoi bashkëpunimin mes dijetarëve dhe klerikëve fetarë të të dy vendeve. Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë për afrimin e Medhhebeve Islame gjatë qëndrimit të tij në Turqi ka vizituar disa qendra hulumtuese dhe mësimore fetare në këtë vend.

Tags