Katari akuzon Arabinë Saudite për politizimin e Haxhit
(last modified Tue, 01 Aug 2017 05:46:30 GMT )
Gusht 01, 2017 07:46 Europe/Tirane
  • Katari akuzon Arabinë Saudite për politizimin e Haxhit

Ministria e vakëfeve dhe çështjeve islame në Katar, ka hedhur poshtë pretendimet se kjo ministri ka mbyllur faqen e saj të internetit për regjistrimin e haxhinjve.

Ministria në fjalë, pasi hodhi poshtë të tilla lajme, tha se mediat saudite mundohen ta politizojnë çështjen e Haxhit dhe në kuadër të politikave të tyre kundër Katarit përhapin lajme të tilla të pavërteta. Ministria e vakëfeve dhe e çështjeve islamike në Katar, shprehu keqardhjen nga politizimi i Haxhit dhe shprehu shqetësime mbi sigurinë e haxhinjve gjatë ceremonisë së Haxhit. Me këtë rast ajo ka kërkuar nga autoritetet saudite që të japin garanci për haxhinjtë. Kanali televiziv Al Khabaria i Arabisë Saudite ka pretenduar se ministria e vakëfeve dhe e çështjeve islame e Katarit ka mbyllur sajtin e saj për regjistrimin e haxhinjve dhe për këtë shumë njerëz nuk kanë mundur të regjistrohen për të marrë vizën për të shkuar në Haxh. Më herët komiteti kombëtar i të drejtave të njeriut në Katar në një letër drejtuar reporterit special të OKB për çështjet e lirisë fetare dhe besimeve fetare, ka protestuar kundër Arabisë Saudite për shkak të politizimit të çështjes së Haxhit dhe ka thënë se veprimtaria e Arabisë Saudite në çështjen e Haxhit është shkelje e hapur e konventave dhe normave ndërkombëtare.

Tags