Një tjetër klerik në Arabinë Saudite dënohet për shkak të kritikave të tij
(last modified Fri, 11 Aug 2017 07:23:15 GMT )
Gusht 11, 2017 09:23 Europe/Tirane
  • Një tjetër klerik në Arabinë Saudite dënohet për shkak të kritikave të tij

Gjykata e krimeve e Riadit ditën e enjte ka dënuar klerikun Sheik Husein Riadhi për shkak të kritikave të tij.

Kleriku është akuzuar nga gjykata e Riadit për veprime provokuese dhe nxitëse, kundërshtimin e vendimeve të shtetit dhe mbështetjen e aktivistëve politikë. Për këto akuza ai ka marrë dënimin me 13 vjet heqje lirie. Sipas agjencie Al Alam, dënimi i sheik Riadhit ka ngjallur reagime të shumta dhe kritika të gjera në mesin e shoqërisë politike dhe civile të Arabisë Saudite. Verdikti i gjykatës është dhënë për arsye se kleriku Riadhi është shprehur kundër politikave të pushtetarëve sauditë. Ai është dënuar edhe më herë për shkak se ka bërë deklarata mbi mungesën e lirisë dhe drejtësisë në Arabinë Saudite dhe për shkak të dënimit të sheik Nemer Bagher Al Nemer ish klerik i njohur në Arabinë Saudite. Riadhi ka kërkuar nga Arabia Saudite që t’i japë fund luftës në Jemen dhe njëkohësisht ka mbështetur rezistencën islamike të Libanit. Sheik Nemer Bagher Al Nemer është dënuar në janar të vitit 2012 dhe më 15 tetor të vitit 2015 u ekzekutua me vdekje nën akuzën e veprimeve kundër sigurisë kombëtare.

Tags