Nis operacioni për çlirimin e qytetit Telfar
(last modified Sun, 20 Aug 2017 07:02:05 GMT )
Gusht 20, 2017 09:02 Europe/Tirane
  • Nis operacioni për çlirimin e qytetit Telfar

Kryeministri i Irakut mëngjesin e së dielës në formë zyrtare njoftoi nisjen e operacionit për çlirimin e  qytetit Telfar pjesë e provincës Ninva në Irak.

Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut në një konferencë për shtyp për radiotelevizionin kombëtar të Irakut deklaroi: Forcat e ushtrisë irakiane kanë nisur operacionin e sulmeve kundër bastioneve të ISIS në qytetin Telfar. Forcat irakiane janë në pritje të përfundimit të operacioneve ajrore kundër pozicioneve dhe bastioneve të ISIS me qëllim që të nisin operacionin nga toka. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë e forcave irakiane për çlirimin e qytetit Huvejxha pjesë e provincës Kirkuk të Irakut dhe tha se për momentin këto forca janë duke hartuar projektin e operacioneve dhe sulmeve ushtarake kundër ISIS. Më herët Raed Shaker Xhudat, komandant i forcave të policisë së Irakut deklaroi se forcat e policisë të mbështetur nga autoblindat kanë lëvizur në drejtim të qytetit Telfar dhe kanë zënë pozicionet e tyre të luftës. Për momentin tre rajone të rëndësishme, Telfar 55 km larg në perëndim të Mosulit, Huvejxha në jugperëndim të Kirkukut dhe Kaem në perëndim të provincës Anbar, mbahen të pushtuar nga terroristët e ISIS.

Tags