Hejdar Ebadi: Referendumi në Kurdistanin e Irakut, kundër Kushtetutës
(last modified Thu, 07 Sep 2017 06:27:59 GMT )
Shtator 07, 2017 08:27 Europe/Tirane
  • Hejdar Ebadi: Referendumi në Kurdistanin e Irakut, kundër Kushtetutës

Kryeministri i Irakut përsëri theksoi se organizimi i referendumit në rajonin e Kurdistanit të Irakut, është i paligjshëm.

Kanali televiziv Al-Mejadin njoftoi se Hejdar Ebadi, kryeministri i Irakut, tha se referendumi për ndarjen e rajonit të Kurdistanit të Irakut pa arritur në një rezultat të drejtë, është vetëm mashtrim i popullit dhe zbatimi i këtij projekti në mënyrë të njëanshme në Kurdistan, do ta çojë vendin drejt një të ardhme të paqartë. Disa parti politike në rajonin e Kurdistanit të Irakut më 7 qershor të këtij viti në një takim në prani të Masud Barzanit, kryetari të Kurdistanit të Irakut, kanë rënë dakord për organizimin e referendumit për ndarjen e Kurdistanit nga Iraku më 25 shtator të vitit 2017. Insistimi i Barzanit për organizimin e referendumit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Iraku, është përballur me reagime të ashpër të qeverisë së Irakut, të partive të ndryshme irakiane dhe të vendeve të Lindjes së Mesme dhe të botës. Hejdar Ebadi gjithashtu në lidhje me naftën e prodhuar në provincën Kirkuk në veri të Irakut, deklaroi: "Pjesa më e madhe e kësaj nafte po eksportohet në mënyrë jo zyrtare dhe kjo provincë nuk po përfiton asgjë nga të ardhurat e eksportit të kësaj nafte". Vlen të theksohet se forcat Pishmarg të kurdëve që nga viti 2003 pas tërheqjes së forcave irakiane, kanë marrë kontrollin në qytetin Kurkuk dhe autoritetet e rajonit të Kurdistanit të Irakut po eksportojnë në mënyrë të pavarur naftën e kësaj province që konsiderohet provinca e dytë me rezerva më të mëdha të naftës në Irak.  

Tags