Arabia Saudite pretendon se ka neutralizuar një sulm terrorist të ISIS në Riad
(last modified Tue, 12 Sep 2017 08:29:34 GMT )
Shtator 12, 2017 10:29 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite pretendon se ka neutralizuar një sulm terrorist të ISIS në Riad

Arabia Saudite ka njoftuar për neutralizimin e një sulmi të grupit terrorist ISIS në Riad.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat e sigurisë së Arabisë Saudite të hënën kanë neutralizuar një përpjekje për sulm të grupit terrorist ISIS ndaj dy qendrave të Ministrisë së Mbrojtjes së Arabisë Saudite në Riad dhe kanë arrestuar disa pjesëtarë të ISIS. Forcat e sigurisë së Arabisë Saudite kanë arrestuar dy sulmues terrorist me emra Ahmed Jaser Al-Keldi dhe Amar Ali Muhamed të cilët kishin tentuar të kryenin sulm terrorist. Arrestimi është kryer para se ata të arrijnë në vendin e paraparë për kryerjen e sulmit. Së bashku me këta dy terroristë, janë arrestuar edhe dy shtetas të Arabisë Saudite që kishin lidhje me këta dy terroristë. Vlen të theksohet se rrethanat aktuale të Arabisë Saudite si mbështetja e regjimit Al Saud ndaj terroristëve, përhapja e ideve ekstremiste në mesin e gjeneratës së re të këtij vendi, shtimi i pasigurisë në rajonet e banuara me myslimanë shiitë dhe lufta në Jemen, po e çojnë këtë vend drejt ditëve më të vështira të tij.  

Tags