Trillimet e Adel Xhubair kundër Iranit
(last modified Thu, 21 Sep 2017 05:20:13 GMT )
Shtator 21, 2017 07:20 Europe/Tirane
  • Trillimet e Adel Xhubair kundër Iranit

Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite pretendoi se Bashkësia Ndërkombëtare është kundër Iranit.

Adel Xhubair në kuadër të qëndrimeve të Donald Trump president i Amerikës dhe Beniamin Netanjahu kryeministër i regjimit sionist, ka akuzuar Republikën Islamike të Iranit  për mbështetjen e terroristëve në rajon, vend që është në krye të luftës kundër terrorizmit, ndërkohë që pretendoi se ekziston një qëndrim i përbashkët botëror kundër Iranit.

Deklarata e ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite kundër Iranit bëhet në kohën kur Jemeni prej mëse 2 vitesh përballet me bombardimet e egra të Arabisë Saudite, e cila mbështetet nga Amerika dhe Izraeli. Në këto bombardime më shumë se 12 mijë civilë jemenas kanë humbur jetën shumë prej tyre gra dhe fëmijë dhe me miliona të tjerë janë shpërngulur. Adel Xhubair me gjithë raportet e shumta të OKB, ANEA dhe organeve të tjera ndërkombëtare si KS i OKB të cilat konfirmojnë zbatimin e angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore, ka akuzuar Iranin për shkeljen e kësaj marrëveshjeje. Më herët të tilla akuza janë hedhur nga Donald Trump dhe Beniamin Netanjahu të cilët ashtu si edhe Adel Xhubair kanë kërkuar anulimin e marrëveshjes bërthamore. Marrëveshja bërthamore ka nisur të zbatohet që prej vitit 2016 dhe që nga ajo kohë Irani ka zbatuar të gjitha angazhimet dhe zotimet e tij në këtë marrëveshje, mirëpo Amerika nga ana e saj ka sabotuar zbatimin e zotimeve të veta.

Tags