Ushtria libiane çliron plotësisht qytetin Sabrate
Tetor 06, 2017 16:06 Europe/Tirane
Ushtria libiane njoftoi sot çlirimin e plotë të qytetit bregdetar Sabrate nga okupimi i militantëve të lidhur me ISIS dhe Al-Kaida.
Sipas kanalit televiziv Sky News, ushtria libiane të premten pas disa javë përleshje me terroristët e lidhur me ISIS dhe Al-Kaeda në qytetin bregdetar Sabrate, ka arritur të çlirojë tërësisht këtë qytet. Në vazhdën e çlirimit të këtij qyteti, Dhoma e luftës kundër ISIS në Sabrate e lidhur me ushtrinë libiane, përmes një deklarate , ka ftuar të gjithë qytetit e këtij qyteti dhe të vendeve rreth tij që të mos futen në këtë qytet dhe të kenë kujdes nga objektet e dyshimta dhe nga sulmet vetëvrasëse.