Nis operacioni i forcave irakiane në Kirkuk
(last modified Mon, 16 Oct 2017 07:08:17 GMT )
Tetor 16, 2017 09:08 Europe/Tirane
  • Nis operacioni i forcave irakiane në Kirkuk

Kanali televiziv Sumarie News njoftoi nisjen e  operacioneve ushtarake të ushtrisë irakiane për rikthimin e sigurisë dhe kontrollit të aeroportit dhe qendrave naftore në provincën Kirkuk në veri të Irakut.

Operacioni për vendosjen e kontrollit në këtë provincë ka nisur në tre drejtime. Provinca Kirkuk përballet me probleme të sigurisë që nga sulmi i terroristëve të ISIS në vitin 2014 në Irak. Disa pjesë të kësaj province në atë kohë u vunë nën kontrollin e terroristëve të ISIS. Javën e kaluar ushtria irakiane ka dhënë një ultimatum për tërheqjen e forcave peshmerga nga Kirkuku, ultimatum që përfundoi ditën e dielë. Burimet irakiane kanë thënë se operacioni ka për qëllim rikthimin e sovranitetit të qeverisë qendrore të Irakut në këtë zonë. Forca peshmerga ndodhen në provincën Kirkuk në një kohë kur qeveria e Bagdadit ka mosmarrëveshje me Erblin sa i përket organizimit të referendumit separatist. Pas organizimit të referendumit më 25 shtator, rajoni i Kurdistanit të Irakut është përballur me probleme serioze në marrëdhëniet me Bagdadin zyrtar. Masud Barzani dhe 2 zv/presidentët e Irakut u takuan në kuadër të ceremonisë mortore të Xhelal Talebanit ish president i Irakut. Ata kanë rënë dakord për nisjen e bisedimeve të Erbilit dhe Bagdadit për zgjidhjen e  mosmarrëveshjeve të krijuara pas organizimit të referendumit separatist. Më herët Hejdar Ebadi kryeministër i Irakut kishte deklaruar se kushtetuta është referenca bazë në bisedimet më rajonin e Kurdistanit të Irakut. Ditën e premte ministria e jashtme e Irakut gjithashtu u ka kërkuar Iranit dhe Turqisë që të mbyllin kufijtë e tyre me Kurdistanin dhe të pezullojnë tregtinë e naftës me këtë rajon.

Tags