Forcat peshmerga të Barzanit sulmojnë me topa forcat irakiane
(last modified Sun, 22 Oct 2017 07:04:11 GMT )
Tetor 22, 2017 09:04 Europe/Tirane
  • Forcat peshmerga të Barzanit sulmojnë me topa forcat irakiane

Burimet mediatike njoftuan për një sulm të forcave peshmerga kundër forcave të qeverisë irakiane në veri të provincës Kirkuk.

Forcat e varura nga kreu i rajonit të Kurdistanit të Irakut, kanë sulmuar me artileri të rëndë dhe topa forcat e qeverisë irakiane. Përleshjet mes forcave të varura nga Masud Barzani dhe forcave të qeverisë federale të Irakut janë përqendruar në rajonin Prada në afërsi të zonës Altin Koupri. Zona Altin Kuopri është pjesa më veriore e provincës Kirkuk dhe dje forcat e varura nga Masud Barzani kanë përdorur artilerinë e rëndë dhe topat kundër forcave të qeverisë qendrore të Irakut. Përveç kësaj ndaj forcave irakiane, forcat peshmerga kanë lëshuar edhe disa predha prodhim gjerman. Në këtë sulm, shumë nga forcat irakiane janë vrarë dhe janë plagosur.

Tags