Turqia reagon ndaj Amerikës për mbështetje ndaj ISIS
(last modified Thu, 16 Nov 2017 12:10:30 GMT )
Nëntor 16, 2017 13:10 Europe/Tirane
  • Turqia reagon ndaj Amerikës për mbështetje ndaj ISIS

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë me anë të një deklarate, ka bërë të ditur se terroristët e ISIS kanë ikur nga qyteti Raka në veri të Sirisë me ndihmën e kurdëve nën mbështetjen e Amerikës.

Gazeta Hurriet e Turqisë në një raport të saj ka shkruar se Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë të enjten ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka thënë se Amerika me ndihmën e partisë Uniteti Demokratik i Kurdëve të Sirisë (PYD), ka mundësuar ikjen e terroristëve nga qyteti Raka në veri të Sirisë. Para kësaj, Turqia gjithashtu ka deklaruar se forcat e YPG në bashkëpunim me Amerikën, ka dërguar terroristët e ISIS me qëllim të pushtimit të qytetit Raka. Vlen të theksohet se më 17 tetor forcat demokratike të Sirisë të mbështetura nga Amerika kanë deklaruar se kanë çliruar qytetin Raka nga pushtimi i terroristëve të grupit ISIS.

Tags