Çlirimi i qytetit Rava, fundi i ISIS në Irak
(last modified Fri, 17 Nov 2017 18:14:02 GMT )
Nëntor 17, 2017 19:14 Europe/Tirane
  • Çlirimi i qytetit Rava, fundi i ISIS në Irak

Kryeministri i Irakut të premten mbrëma përgëzoi popullin irakian për çlirimin e qytetit Rava në provincën Anbar në perëndim të Irakut.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRIB, Heidar Abadi duke uruar popullin dhe forcat e armatosura të Irakut për çlirimin e këtij qyteti, shtoi se dita e sotme ishte një ditë historike për Irakun dhe shënoi fundin e grupit terrorist ISIS në këtë vend. Kryeministri irakian Heidar Abadi ka lavdëruar forcat irakiane për çlirimin e qytetit Rava në kohë rekord, duke theksuar se forcat irakiane tani po pastrojnë rajonin al-Xhazira si dhe provincën Anbar nga mbetjet e fundit të grupit terrorist ISIS dhe po garantojnë sigurinë e zonave kufitare me Sirinë. "Çlirimi i qytetit Rava në disa orë tregon fuqinë dhe aftësinë e forcave tona të armatosura, si dhe suksesin e planeve ushtarake tashmë të zbatuara në kohë rekord," vuri në dukje ai. Ndërkohë, Ministri i Brendshëm i Irakut Kasim al-Araxhi tha se rimarrja e bazës së fundit të terroristëve të ISIS në provincën perëndimore të Anbarit nga forcat e ushtrisë dhe nga Njësitë e Mobilizimit Popullor shënon fundin e kërcënimit ushtarak të paraqitur nga ekstremistët në Irak.

 

Tags