Zbulohen lëndët kimike të ISIS në qytetin Al-Kaim
(last modified Mon, 20 Nov 2017 16:57:01 GMT )
Nëntor 20, 2017 17:57 Europe/Tirane
  • Zbulohen lëndët kimike të ISIS në qytetin Al-Kaim

Forcat e sigurisë irakiane kanë zbuluar një depo të madhe me lëndë kimike që i përkiste terroristëve të ISIS në krahinën perëndimore të Anbarit, pasi forcat qeveritare, të mbështetura nga Njësitë e Mobilizimit Popullor, po spastrojnë territorin nga mbetjet e fundit të grupit terrorist ISIS .

Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës Ushtarake e Irakut tha në një deklaratë se forcat e policisë së bashku me njësitë e Divizionit të 9-të të Forcave të Armatosura të Irakut e bënë zbulimin në rajonin Salman të qytetit al-Kaim, që ndodhet 400 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Bagdad. Deklarata shtoi se depoja përmbante 3,000 thasë me ure, ku secili peshon 50 kilogramë si dhe lende te tjera kimike plotesuese. Terroristët e ISIS-it i përdornin agjentët kimikë për të bërë improvizuar lëndë shpërthyese.

 

Tags