Dhjetor 05, 2017 14:15 Europe/Tirane
  • Kleriku i lartë libanez: Vendet arabe dhe islame duhet të mbështesin liderët fetarë dhe rezistencën

Një klerik i lartë sunit i Libanit deklaroi se regjimi Al Khalifa i Bahrejnit synon të vrasë në mënyrë indirekte Ajetulla Isa Kasem, liderin e myslimanëve shiitë të Bahrejnit.

Agjencia e lajmeve Rasa njoftoi se Suhejd Habli, anëtar i lartë i Unionit të Dijetarëve Myslimanë Mbështetës së Rezistencës, ka shprehur shqetësime të thella për vazhdimin e arrestit shtëpiak të Shejkh Isa Kasem, liderit të myslimanëve shiitë të Bahrejnit nga ana e regjimit Al Khalifa dhe për gjendjen shëndetësore kritike të tij ndërsa ka theksuar se vendet arabe dhe islame duhet të mbështesin liderët fetarë dhe rezistencën". Shejkh Habli në vazhdim vuri në dukje edhe shtimin e sulmeve ajrore të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës dhe tha: "Për ndërprerjen e krimeve të regjimit sionist kundër popullit të shtypur të Palestinës, rezistenca është e vetmja rrugë. Shtimi i këtyre sulmeve së bashku me sulmet e kolonëve sionist kundër objekteve të shenjta fetare dhe kundër pronave të popullit të Palestinës, tregon më së miri zemërimin e regjimit sionist nga vendosja e pajtimit kombëtar mes palestinezëve. Kjo është për arsye se çfarëdo lloj mosmarrëveshje dhe konflikti mes grupeve palestineze, është shërbim për regjimin sionist. Ndërkohë vendimi i qeverisë së Amerikës për transferimin e ambasadës së këtij vendi në Kodsin e shenjtë, do të thotë se Uashingtoni pohon mbështetjen e plotë ndaj krimeve të regjimit sionist dhe populli i Palestinës dhe forcat e rezistencës nuk duhet të lejojnë transferimin e ambasadës së Amerikës në Kodsin e shenjtë",- tha ndër të tjera Shejkh Habli.

Tags