Vazhdon çlirimi i fshtarave në Idlib nga ushtria siriane
(last modified Fri, 05 Jan 2018 16:57:42 GMT )
Janar 05, 2018 17:57 Europe/Tirane
  • Vazhdon çlirimi i fshtarave në Idlib nga ushtria siriane

Ushtria siriane dhe forcat e saj aleate kanë vazhduar progreset në Rifin jugor të provincës Idlib, duke çliruar disa fshatra nga prania e terroristëve të ISIS.

Ushtria siriane pas operacioneve të saj në juglindje të provincës Idlib, arriti të dëbojë terroristët e Frontit Al Nusra nga lartësitë Khazene dhe fshatrat Mashhad dhe Marixheb Al Mashhad. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, ushtria siriane dhe forcat aleate të saj në rajonin jugor të provincës Idlib shënuar progres të dukshëm kundër terroristëve. Forcat siriane në juglindje të Idlibit morën nën kontroll lartësitë Khazene dhe fshatrat Mashhad dhe Marixheb Al Mashhad. Në të njëjtën mënyrë, ushtria siriane dhe aleatët e saj i shtuan operacionet e tyre në Rifin jugor, provincën jugore të Idlibit dhe u afruan më pranë qytetit Sinxhar, një nga selitë më të rëndësishme të terroristëve Frontit Al Nusra. Gjatë këtyre operacioneve, njësitë e ushtrisë siriane kanë arritur të çlirojnë vendbanimet e Lobaide, Fahil, Rasm Abad, Rabi'a Musa, Al-Kusr Aid, Umm Birxhini, Hakike dhe Tel Um Raxhim.

 

Tags