Urdhri i ri i Heidar Ebadi për luftë kundër terrorizmit
(last modified Mon, 15 Jan 2018 14:20:38 GMT )
Janar 15, 2018 15:20 Europe/Tirane
  • Urdhri i ri i Heidar Ebadi për luftë kundër terrorizmit

Pas shpërthimeve terroriste në Bagdad, kryeministri irakian ka lëshuar një urdhër të ri për të luftuar kundër terroristëve në këtë vend.

Sipas kanalit televiziv Al Alam, zyra për informim e kryeministrit irakian Heidar Ebadi, të hënën me lëshimin e një deklarate, ka bërë të ditur: Ebadi ka organizuar një takim me komandantët dhe autoritete e shërbimeve sekrete të Irakut, gjatë së cilës ka urdhëruar ndjekjen e terroristëve të ISIS dhe grupeve tjera terroriste, në mënyrë që të ruhet siguria e qytetarëve irakianë. Të hënën në mëngjes, dy shpërthime terroriste të shkaktuara nga një sulm vetëvrasës në Bagdadin qendror, kryeqyteti i Irakut, lanë rreth 140 të vdekur dhe të plagosur. Rrjeti televiziv Press TV ka bërë të ditur se nga këto shpërthime 38 persona kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë janë plagosur.

 

Tags