Ebadi: Dikush nuk dëshiron që ne t'a shkatërrojmë ISIS-in
Janar 27, 2018 12:33 Europe/Tirane
Kryeministri irakian duke deklaruar se dikush nuk dëshiron që ISIS të shkatërrohet në këtë vend, ka shtuar: Tani është koha e konfrontimit intelektual dhe mediatik me terrorizmin.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Heidar Ebadi, kryeministër i Irakut në një fjalim të tij, ka thënë: Dikush nuk dëshiron që ne të shkatërrojmë ISIS-in. Ai ka shtuar: "Pas përfundimit të konfrontimit ushtarak me terrorizmin, tani duhet të përballemi me betejën intelektuale dhe mediatike kundër këtij fenomeni". Ebadi ka thënë: Irakianët duke derdhur gjak dhe duke u sakrifikuar për tokën e tyre, kanë arritur të pastrojnë atdheun e tyre nga terrorizmi.