Janar 29, 2018 11:44 Europe/Tirane
  • Konfirmimi i dënimit me burgim dhe i mohimit të shtetësisë për Shejh Isa Kasem në Bahrejn

Gjykata e apelit në Bahrejn ka konfirmuar dënimin me burg prej 1 vit e gjysmë për Shejh Isa Kasem dhe për heqjen e shtetësisë bahrejnase.

 Sipas kanalit televiziv Al Manar, ky veprim i Al Khalifa kundër Isa Kasem është ndërmarrë derisa organizatat e të drejtave të njeriut kanë kërkuar nga ky regjim që kleriku shiit bahrejnas të trajtohen në kushte normale pa ndonjë presion. Shejh Isa Kasem i cili i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, para dy muajsh u rikthye detyrimisht në burg. Regjimi Al Khalifa pas heqjes së shtetësisë dhe dënimit të Isa Kasem, nga qershori i vitit 2016 ka bllokuar qëndrimin e tij në rajonin Al Duran. Nga ana tjetër, Maher Al Ghobaz, i cili është dënuar me vdekje për disa vjet, po i nënshtrohet torturës në burgjet e Al Khalifa.

 

Tags