Forcat jemenase sulmojnë me raketa aeroportin "Malek Khaled" në Riad
(last modified Tue, 30 Jan 2018 12:20:27 GMT )
Janar 30, 2018 13:20 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase sulmojnë me raketa aeroportin

Burimet jemenase raportuan se është sulmuar me raketa balistike "Barkan H2" aeroporti "Malek Khaled" në Riad.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, njësitë raketore të ushtrisë jemenase dhe të lëvizjes Ansarullah, të martën në mëngjes kanë gjuajtur një raketë balistike të tipin 'Barkan H2' në drejtim të aeroportit ndërkombëtar "Malek Khaled" në Riad. Nuk janë dhënë detaje tjera në lidhje me hedhjen e kësaj rakete balistike sot nga ana e forcave jemenase. Forcat raketore jemenase muajin e kaluar kanë hedhur një raketë balistike të tipit Barkan 2 në drejtim të aeroportit ndërkombëtar Malek Khaled, në kryeqytetin e Arabisë Saudite. Që nga fillimi i vitit të ri, më shumë se 11 raketa balistike të forcave jemenase kanë qëlluar pozicionet e ushtrisë saudite. Aeroporti ndërkombëtar "Malek Khaled" i cili gjendet 35 kilometra në veri të Riadit, është aeroporti i dytë më i madh në Arabinë Saudite.

 

Tags