Lirohen të gjithë të rrëmbyerit nga grupi terrorist Xhejshul Islam në Guta lindore në Damask
Burimet siriane njoftuan për lirimin e të gjithë atyre të rrëmbyerve nga terroristët e Xhejshul Islam në Duma në Guta lindore.
Sipas një marrëveshje të arritur dy ditë më parë, ushtria siriane lejon transferimin e terroristëve të këtij grupi për të ruajtur jetët e civilëve. Përveç kësaj, të gjithë të rrëmbyerit nga ana e terroristëve të grupit Xhejshul Islam sipas kësaj marrëveshjeje do të lirohen brenda 48 orëve dhe brenda këtij afati do të lejohet largimi i terroristëve nga Guta Lindore. Ditë më parë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se 55 mijë civilë sirianë janë kthyer në shtëpitë e tyre në Ghuta Lindore dhe negociatat me grupin terrorist "Xhejshul-Islam" po vazhdojnë akoma për largimin nga rajonet rreth Dumas. Vlen të theksohet se Duma ndodhet në lindje të Damaskut dhe është i vetmi qytet i cili akoma nuk është spastruar nga prania e terroristëve dhe procesi për largimin e terroristëve të këtij grupi për shkak të mosmarrëveshjeve brenda këtij grupi terrorist që mbështetët nga Arabia Saudite, është shtyrë dhe akoma nuk ka përfunduar.