Me qindra persona në Turqi dënohen me vdekje me akuzë të implikimit në grusht shtet
(last modified Fri, 13 Apr 2018 12:37:38 GMT )
Prill 13, 2018 14:37 Europe/Tirane
  • Me qindra persona në Turqi dënohen me vdekje me akuzë të implikimit në grusht shtet

Burimet informative të Turqisë kanë njoftuar për dënim me burg të përjetshëm të qindra personave me akuzë të implikimit në grusht shtetin e pasuksesshëm kundër qeverisë së këtij vendi në vitin 2016.

Agjencia e lajmeve IRNA duke cituar gazetën “Sabah” të Turqisë ka njoftuar pas grusht shtetit të pasuksesshëm të vitit 2016 kundër qeverisë së Ankarasë, gjykatat e këtij vendi deri më tani kanë dënuar me burg 1012 persona me akuzë të pjesëmarrjes në këtë grusht shtet që 759 persona prej tyre janë dënuar me burg të përjetshëm. Sipas këtij burimi, pas grusht shtetit të pasuksesshëm kundër qeverisë së këtij vendi, autoritetet e Turqisë kanë kryer operacione të gjera për të arrestuar dhe dënuar autorët dhe pjesëmarrësit në organizimin e grusht shtetit dhe me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, kanë arrestuar një numër të madh të funksionarëve shtetëror dhe qytetarëve të këtij vendi. Autoritetet e Turqisë kanë deklaruar se rreth 170 mijë persona në këtë vend janë të lidhur me organizatën e Fet’hullah Gylen dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe indirekte kanë qenë të implikuar në organizimin e grusht shtetit të vitit 2016. Pas grusht shtetit të pasuksesshëm të vitit 2016, autoritetet e Turqisë deri më tani kanë arrestuar mbi 50 mijë persona dhe kanë shkarkuar nga detyra rreth 120 mijë punonjës të institucioneve shtetërore.

Tags