OKB zhvillon negociata me Sirinë dhe Rusinë në lidhje me praninë e inspektorëve ndërkombëtarë në Duma
(last modified Thu, 19 Apr 2018 11:52:25 GMT )
Prill 19, 2018 13:52 Europe/Tirane
  • OKB zhvillon negociata me Sirinë dhe Rusinë në lidhje me praninë e inspektorëve ndërkombëtarë në Duma

Një delegacion i OKB është duke zhvilluar negociata me autoritetet e Sirisë dhe Rusisë në Duma për t’i lejuar inspektorët ndërkombëtarë të sulmit kimik të hyjnë në qytetin Duma të Sirisë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se autoritetet e OKB kanë deklaruar se një grup i ekspertëve të kësaj organizate aktualisht është duke biseduar me autoritetet e Sirisë dhe të Rusisë në lidhje me masat e sigurisë të cilat do t’i mundësojnë ekspertëve ndërkombëtarë të kryejnë hetimet në lidhje sulmin e pretenduar kimik në Duma duke u vendosur në një zonë afër Damaskut. Në raportin e dërguar në KS të OKB drejtoria për sigurinë e OKB është shprehur optimiste që sa më shpejtë të krijohen kushtet për vendosjen e ekipit të Organizatës për Ndalimin e Përhapjes së Armëve Kimike në rajonin e qytetit Duma të Sirisë. Në këtë raport gjithashtu është thënë se drejtoria e sigurisë e OKB në Damask po zhvillon bisedime dhe po bënë koordinimet e duhura me përfaqësuesit e qeverisë së Sirisë dhe me policinë ushtarake të Rusisë në lidhje me mënyrën se si të forcohen masat e sigurisë në zonat e veçanta të Dumas. Sipas Ahmed Uzumxhu, drejtor i përgjithshëm i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, një delegacion i OKB të martën gjatë kryerjes së misionit për identifikimin e zonave në të cilat duhet të hyjnë ekspertët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike ka shkuar në Duma, mirëpo në ato rajone është sulm qëlluar me armë zjarri kundër këtij delegacioni dhe kjo situatë është bërë shkak që delegacioni të kthehet në Damask.

Tags