Turqia largon nga puna 3000 punonjës ushtarak
Prill 19, 2018 14:37 Europe/Tirane
Ushtria e Turqisë në ditët e ardhshme do t’i shkarkojë nga detyra 3000 punonjës të saj për shkak të lidhjes së tyre me organizatën e Gylen.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Nurudin Xhanikeli, ministri i mbrojtjes së Turqisë, gjatë një fjalimi të tij në Parlamentin e Turqisë ka thënë: “Kjo ministri ka identifikuar 3000 pjesëtarë dhe punonjës të forcave ushtarake të këtij vendi që kishin lidhje me grusht shtetin e qershorit të vitit 2016 dhe gjatë ditëve të ardhshme do t’i shkarkojë ata nga detyra”. Autoritetet e Turqisë pas grusht shtetit të qershorit të vitit 2016, kanë hapur dosje të gjera në institucionet shtetërore të këtij vendi për identifikimin e personave të cilët kanë patur lidhje me këtë grusht shtet.