Me kërkesë të Bin Selman dhe me ndihmën e sionistëve, haxhinjtë do të përgjohen
(last modified Sat, 21 Apr 2018 11:13:26 GMT )
Prill 21, 2018 13:13 Europe/Tirane
  • Me kërkesë të Bin Selman dhe me ndihmën e sionistëve, haxhinjtë do të përgjohen

Disa burime informative kanë zbuluar se një kompani sioniste me kërkesë të Bin Selman, përgjon haxhinjtë në Arabinë Saudite.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se faqja informative "Al-Nabea" duke cituar një llogari në të një përdoruesi të internetit në Twitter e quajtur "Al-Ahde Jadid", ka shkruar: "Arabia Saudite nëpërmjet kompanisë ndërkombëtare "Al-Tes'hil" e cila ndodhet nën mbikëqyrjen e Muhamed bin Selman, në bashkëpunim me një kompani izraelite, po mbledh informacione të rëndësishme nga haxhinjtë. Kjo ndodhë për herë të parë që mblidhen informacione të tilla". Autoritetet e regjimit Al Saud edhe në vitet e kaluara me keqadministrim dhe me paaftësi për organizimin e ceremonisë së Haxhit, gjithnjë kanë shkelur të drejtat e haxhinjve gjatë kohës së organizimit të kësaj ceremonie të madhe fetare. Vetëm në vitin 2015 si pasojë e këtij keqadministrimi të regjimit Al Saud, në Meke kanë humbur jetën me mijëra haxhinjë.

Tags