Ushtria siriane vazhdon sulmet e ashpra kundër terroristëve në jug të Damaskut
(last modified Tue, 08 May 2018 10:17:37 GMT )
May 08, 2018 12:17 Europe/Tirane
  • Ushtria siriane vazhdon sulmet e ashpra kundër terroristëve në jug të Damaskut

Njësitë e artilerisë dhe forcat ajrore të ushtrisë së Sirisë kanë vazhduar avancimet e tyre në zonën Haxherul-Asvad në jug të Damaskut  kundër pozicioneve të terroristëve në këtë zonë.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se sulmet artilerike dhe ajrore të njësive të ushtrisë së Sirisë kundër pozicioneve të fundit të terroristëve të ISIS në zonën Haxherul-Asvad në jug të Dmaskut kanë ngushtuar hapësirën e terroristëve janë zhvilluar përleshje të ashpra mes të dy palëve në pjesën veriperëndimore të këtij rajoni ku terroristët kanë pësuar humbje dhe disfatë të rëndë. Frocat e ushtrisë siriane me artileri dhe sulme ajrore kanë sulmuar pandërprerë pozicionet e grupeve terroriste në këtë rajon. Ndërkohë forcat e demokratike kurde të Sirisë nën mbështetjen e Amerikës në fazën e tretë të operacioneve ushtarake, kanë marrë nën kontroll qytetin Haxhin në lindje të provincës Dejr Al-Zur të cilin e kanë çliruar nga pushtimi i terroristëve të ISIS. Qyteti Haxhin me 100 mijë banorë ndodhet në lindje të lumit Eufrat.

Tags