Ruhani: Libani, në ballë të luftës anti-sioniste
(last modified Sat, 26 May 2018 17:31:51 GMT )
May 26, 2018 19:31 Europe/Tirane
  • Ruhani: Libani, në ballë të luftës anti-sioniste

Presidenti iranian z.Hasan Ruhani theksoi se Libani qëndron në ballë të luftës kundër ekstremizmit të regjimit izraelit.

Ruhani në një mesazh urimi dërguar presidentit libanez Michel Aoun me rastin e 18 vjetorit të Ditës së Rezistencës dhe Çlirimit të Libanit, që shënon tërheqjen e ushtrisë okupatore izraelite nga jugu i Libanit, theksoi: "Pa dyshim, Libani qëndron në ballë të luftës kundër ekstremizmit të regjimit sionist. Koordinimi dhe uniteti në trekëndëshin e artë të qeverisë, ushtrisë dhe rezistencës libaneze kanë luajtur një rol udhëheqës në arritjen e kësaj fitoreje të madhe. " Pas agresionit të vitit 1982, të njohur si Lufta e Parë e Libanit, Tel Avivi nuk pranoi të largohej nga Libani jugor dhe mbajti praninë e tij ushtarake atje në kundërshtim me Rezolutën 425 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që i bëri thirrje regjimit sionist të tërhiqet menjëherë. Sidoqoftë, armiku sionist përfundimisht u përball me rezistencën e forcave të Hezbollahut dhe më 24 maj 2000 u detyrua t'i largojë forcat e saj nga zonat e pushtuara në jug të Libanit, në atë që vëzhguesit e quajnë një humbjen poshtëruese për regjimin e Tel Avivit dhe një fitore të lavdishme për Hezbollahun . Gjatë përballjes 22-vjeçare me Libanin, ushtria izraelite mori goditje të rënda nga luftëtarët e rezistencës libaneze dhe humbi rreth 900 ushtarë.

 

Tags