Katari kritikon vazhdimin e sabotimeve të Arabisë Saudite ndaj haxhinjve katariotë
(last modified Wed, 06 Jun 2018 12:18:39 GMT )
Qershor 06, 2018 14:18 Europe/Tirane
  • Katari kritikon vazhdimin e sabotimeve të Arabisë Saudite ndaj haxhinjve katariotë

Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Islamike të Katarit ka kritikuar vazhdimin e sabotimeve të Arabisë Saudite ndaj qytetarëve të Katarit që shkojnë për të kryer ritualet e Haxhit.

Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Islamike të Katarit të martën me anë të një deklarate, ka deklaruar se shtetasit e Katarit të cilët këtë vit mund të shkojnë për të kryer ritualet e Haxhit, duhet të jenë jashtë kufijve të Katarit dhe të hyjnë në Arabinë Saudite vetëm nëpërmjet aeroportit "Mbreti Khaled" në Xhide. Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Islamike të Katarit ka thënë se deklarata e Ministrisë së Haxhit të Arabisë Saudite nuk ka paraqitur ndonjë çështje të re për të drejtuar çështjet drejt zgjidhjes së problemeve aktuale që janë krijuar që nga 5 qershori i vitit 2017. Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Islamike të Katarit ka shtuar se shkuarja qytetarëve të Katarit për të kryer ritualet e Haxhit në Arabinë Saudite nëpërmjet rrugëve tokësore vazhdon të jetë e tërësisht e palejueshme dhe udhëtimi nëpërmjet linjave të drejtpërdrejta nga Doha në Xhide, vazhdon të mbetet shumë i vështirë.

Tags