Një shkollë në Siri kthehet në burg të tmerrshëm amerikan
(last modified Sun, 22 Jul 2018 07:21:45 GMT )
Korrik 22, 2018 09:21 Europe/Tirane
  • Një shkollë në Siri kthehet në burg të tmerrshëm amerikan

Agjencia Anatoli e lajmeve në Turqi ka njoftuar se në qytetin Raka, një shkollë për fëmijët është kthyer në një burg të tmerrshëm nga Amerika.

Sipas agjencisë Anatoli, burgu gjendet në qytezën Ein Isa në veri të Rakas dhe në të janë burgosur me mijëra persona. Të gjithë punonjësit e burgut janë amerikanë dhe burgu vepron plotësisht në mënyrë të fshehtë. Burgu me një sipërfaqe rreth 30 mijë metra katrorë, kontrollohet nga forcat amerikane me telekamera. Qyteti Raka i cili prej vitit 2013 është konsideruar si qendra e grupit terrorist ISIS, në tetor të vitit 2017 më në fund u çlirua nga forcat demokratike të Sirisë.

Tags