Gjenerali izraelit kërkon rifillimin e politikës së vrasjes së udhëheqësve të Hamasit
(last modified Sun, 12 Aug 2018 10:58:15 GMT )
Gusht 12, 2018 12:58 Europe/Tirane
  • Gjenerali izraelit kërkon rifillimin e politikës së vrasjes së udhëheqësve të Hamasit

Pas popullaritetit të madh që lëvizja Islamike palestineze Hamas ka marrë kohëve të fundit, gjeneral Menir Zaher, ish anëtar i departamentit për LM në Ministrinë e jashtme të regjimit sionist, ka kërkuar rifillimin e politikës së vrasjes së udhëheqësve të Hamasit.

Sipas gazetës izraelite 'Yedioth Ahronoth', gjeneral Menir Zaher, ka thënë se lufta e erozionit me lëvizjen e rezistencës në Gaza është rezultat i politikave aktuale të Tel Avivit dhe pranoi se ushtria izraelite nuk ka qenë në gjendje t'a dobësojë këtë lëvizje. Gjenerali izraelit i ka kërkuar autoriteteve sioniste të godasin objektivat dhe pozicionet e Hamasit si dhe infrastrukturën e forcave të rezistencës. Po ashtu dy javë më parë edhe ministri i brendshëm i regjimit sionist, Gilad Erdan, bëri thirrje për vrasjen e udhëheqësve të Hamasit. Yisrael Katz, ministër i inteligjencës i regjimit sionist më herët ka kërkuar terrorizimit e zyrtarëve dhe anëtarëve të rezistencës palestineze, veçanërisht të Xhihadit Islamik dhe të Hamasit.

 

Tags