Unioni i gazetarëve arabë kërkon dënimin e autorëve të vrasjes së Kashoggi
(last modified Sun, 14 Oct 2018 18:52:46 GMT )
Tetor 14, 2018 20:52 Europe/Tirane
  • Unioni i gazetarëve arabë kërkon dënimin e autorëve të vrasjes së Kashoggi

Unioni i gazetarëve arabë ka bërë thirrje për dënimin e autorëve të vrasjes së gazetarit saudit. Unioni i gazetarëve arabë përmes një deklarate të publikuar ditën e diel, ka njoftuar se gazetarët arabë po ndjekin zhvillimet në lidhje me rastin e vrasjes së Xhamal Kashoggi, aktivist i të drejtave të njeriut dhe kritik i regjimit Al Saud.

Në këtë deklaratë të Unionit të gazetarëve arabë dënohet vrasja e aktivistëve civilë dhe opozitarëve të regjimit Al Saud dhe bëhet thirrje për ndëshkimin e autorëve të vrasjes së Xhamal Kashoggi. Ky union theksoi edhe mbi përpjekjet për fshehjen e dëshmive të këtij krimi makabër si dhe kanë bërë thirrje që e vërteta në lidhje me këtë rast të tregohet sa më parë. Khashoggi, kritik i Qeverisë saudite, nuk është parë prejse ka hyrë në ndërtesën e konsullatës saudite më 2 tetor. Turqia raportohet të ketë thënë se audio-incizimet japin disa nga provat më të qarta se një ekip saudit i sigurisë qëndron pas vrasjes. Zhdukja e Xhamal Khashoggi dhe vdekja e tij e raportuar kanë shkaktuar zemërim ndërkombëtar.

 

Tags