15 milion pelegrinë huseinianë shkojnë në irak për Arbainin
(last modified Tue, 30 Oct 2018 07:26:07 GMT )
Tetor 30, 2018 08:26 Europe/Tirane
  • 15 milion pelegrinë huseinianë shkojnë në irak për Arbainin

Këshilli i prefekturës së Qerbelasë ka njoftuar se për ceremoninë e Arbainit, sivjet në Irak janë futur 15 milion pelegrinë huseinianë

Mahfuz Tamimi, sekretari i këshillit të prefekturës së Qerbelasë ka thënë se ky qytet ka pritur mbi 4 milion pelegrinë të huaj shumica e të cilëve janë iranianë. Ali Miali zv/prefekti i Qerbelasë ka thënë se për garantimin e sigurisë gjatë organizimit të ceremonisë së Arbainit janë angazhuar 21 mijë forca ndërkohë që 10 mijë qendra janë ngritur për raste emergjente dhe shërbimi për pelegrinët. Ceremonia e Arbainit sivjet do të transmetohet nga 104 gazetarë të huaj dhe 670 gazetarë vendas. Sot më 20 Sefer i vitit 1440 hixhri kameri, që përkon me 30 tetor 2018, është Arbaini i martirizimit të Imam Huseinit (as) dhe i shokëve të tij besnikë, në shkretëtirën e Qerbelasë në Irak. Miliona pelegrinë nga e gjithë bota, përfshirë Republikën Islamike të Iranit, në këtë ditë shkojnë në qytetin Qerbela në Irakun jugor për të marrë pjesë në ceremonitë e Arbainit Huseinian. Imam Huseini (as) dhe shokët e tij besnikë, u martirizuan në Qerbela në ditën e dhjetë të muajit Muharrem në vitin 61 hixhri kameri.

Tags