Zbulohet një varr masiv me 1500 trupa në Raka të Sirisë
(last modified Wed, 31 Oct 2018 14:22:45 GMT )
Tetor 31, 2018 15:22 Europe/Tirane
  • Zbulohet një varr masiv me 1500 trupa në Raka të Sirisë

Kryetari i Unionit të Mjekëve në Raka të Sirisë ka njoftuar për zbulimin e një varri masiv  me 1500 trupa të mbetur nga bombardimet e koalicionit amerikan në këtë qytet.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Jamal Al-Isa, kryetari i Unionit të Mjekëve në Raka të Sirisë, në një intervistë me gazetën "Al-Vatan", deklaroi: "Për çdo ditë në qytetin Raka zbulohen më shumë gjurmë të krimeve të grupit terrorist ISIS dhe koalicionit perëndimor të drejtuar nga Amerika që janë kryer në Raka në verilindje të Sirisë".

Jamal Al-Isa shtoi: "Pasi koalicioni amerikan ka transferuar grupin terrorist nga Raka, ky qytet pa objektiv të caktuar është bombarduar nga avionët luftarakë ku si pasojë 85% e qytetit është shkatërruar tërësisht. Deri më tani janë gjetur trupat e 4000 personave të vrarë në varrezat masive të zbuluara dhe këtij numri duhet shtuar edhe trupat e varrosur në oborret e shtëpive të banorëve të këtij qyteti".

Tags