Asad: Vullneti i populli më i fortë se komplotet e huaja
Presidenti sirian Bashar Asad deklaroi se ngjarjet pozitive në rajonin e Lindjes së Mesme, veçanërisht restaurimi i sigurisë dhe stabilitetit në shumicën e qyteteve siriane dhe irakiane, dëshmojnë se vullneti i popullit është shumë më i fortë se komplotet e jashtme.
Duke folur në një takim me këshilltarin e sigurimit kombëtar të Irakut, Falih al-Fayyad në kryeqytetin sirian, Damask, të shtunën, Asad vlerësoi marrëdhëniet Siri-Irak, duke deklaruar se bashkëpunimi i ngushtë midis dy vendeve fqinjë në luftën kundër terrorizmit ka formuar një faktor të fuqishëm për ta. Presidenti sirian nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm midis Damaskut dhe Bagdadit në luftën kundër terrorizmit për të pastruar rajonet e fundit siriane dhe irakiane nga prania e terroristëve. Al-Fayyad, nga ana e tij, tha se suksesi i popullit irakian në përballjen me terrorizmin së bashku me fitoret e arritura nga Siria dhe aftësia e saj për të rivendosur sigurinë dhe për të mposhtur terrorizmin në shumicën e territoreve të saj, lajmëron shenja të mira për të gjithë rajonin. Dy zyrtarët e lartë më pas diskutuan rrugët për promovimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Damask-Bagdad në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.