Organizata për ndalimin e armëve Kimike: Në Duma janë përdorur armë kimike
(last modified Sat, 02 Mar 2019 07:34:54 GMT )
Mars 02, 2019 08:34 Europe/Tirane
  • Organizata për ndalimin e armëve Kimike: Në Duma janë përdorur armë kimike

Organizata për ndalimin e armëve kimike në një raport të saj ka bërë të ditur se inspektorët e kësaj organizate pasi kanë mbledhur kampione në rajonin Duma të Sirisë kanë arritur në përfundimin se në prill të vitit 2018 në këtë zonë janë përdorur armë kimike me përbërje të gazit klor.

Riam Dallati, gazetar i kanalit televiziv BBC pasi ka pohuar se sulmi kimik në duma të Sirisë ka qenë i sajuar shtoi se në këtë zonë nuk është përdorur as gazi sarin dhe Londra e ka ditur këtë. Fejsal Megdad, zv/ministër i jashtëm i Sirisë ka thënë se Britania ka sajuar skenarin e sulmit kimik në Duma me qëllim që të justifikojë sulmin ushtarak ndaj Sirisë. Amerika, Franca dhe Britania më 14 prill të vitit 2018 vetëm një javë pasi kanë hedhur akuza për sulm kimik në Duma në rajonin Gute Lindor kanë sulmuar rajone të ndryshme të Sirisë me 100 raketa. Ky krim i madh u krye me pretekstin e sulmit kimik. Ministria e mbrojtjes e Rusisë njoftoi se terroristët dhe mbështetësit e tyre kanë orkestruar këtë skenar për gjoja sulm kimik me qëllim që të hapin rrugën për agresion të huaj ushtarak në seri.

Tags