Deklarata përfundimtare e samitit të Ligës Arabe
(last modified Mon, 01 Apr 2019 05:48:25 GMT )
Prill 01, 2019 07:48 Europe/Tirane
  • Deklarata përfundimtare e samitit të Ligës Arabe

Samiti i 30-të  i Ligës Arabe përfundoi të dielën në mbrëmje me nxjerrjen e një deklarate në Tunizi.

Sipas  Al-Alam, deklarata e takimit dënon veprimin e Presidentit të SHBA Donald Trump mbi njohjen e Golanit të pushtuar nga Izraeli duke theksuar në sovranitetin e Republikës Arabe të Sirisë ndaj këtij rajoni. Anëtarët e Ligës Arabe gjithashtu iu referuan rezolutave të Këshillit Këshilli i Sigurimit i OKB-së që dënojnë regjimin sionist për vendbanimet dhe konfiskimin e tokës palestineze. Deklarata përfundimtare e takimit gjithashtu kërkon stabilitetin dhe sigurinë në Liban, Irak, Libi dhe Somali dhe thekson zgjidhjen politike të krizës siriane. Udhëheqësit e Ligës Arabe gjithashtu, me presionin Saudit, dënuan përgjigjen reaguese të raketave jemenase ndaj krimeve në sulmet e koalicionit saudit. Me presionin e Emirateve të Bashkuara Arabe, deklarata përfundimtare e samitit të Ligës Arabe foli mbi çështjen e tre ishujve të Iranit dhe përsëriti pretendimet për gjoja sovranitetin e Emirateve të Bashkuara Arabe mbi tre ishujt iranianë. Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe me përkrahje të huaj në çdo takim pretendon sovranitetin mbi ishujt  Tombi i Madh dhe i Vogël dhe ishullin Bu Musa. Emiratet pretendon sovranitetin e këtyre ishujve, ndërsa Kombet e Bashkuara theksojnë se ata janë ishuj që janë në sovranitet dhe pjesë e territorit të Republikës Islamike të Iranit.

 

 

Tags