Ministri i shëndetësisë së Jemenit: Krimet e Arabisë Saudite në Jemen kanë zbuluar fytyrën e vërtetë të regjimit Al Saud
(last modified Mon, 03 Jun 2019 13:17:16 GMT )
Qershor 03, 2019 15:17 Europe/Tirane
  • Ministri i shëndetësisë së Jemenit: Krimet e Arabisë Saudite në Jemen kanë zbuluar fytyrën e vërtetë të regjimit Al Saud

Ministri i shëndetësisë së Jemenit duke kritikuar heshtjen e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj krimeve të Arabisë Saudite, deklaroi se sauditët në sulmet e tyre ushtarake kundër Jemenit po përdorin armatimet e ndaluara të cilat kanë shkaktuar përhapjen e sëmundjeve të rrezikshme në mesin e qytetarëve të Jemenit.

Taha Motavakel, ministri i shëndetësisë së Jemenit, në një intervistë me kanalin televiziv Pres Tv në Sana, deklaroi: “Bllokada tokësore, ajrore dhe detare kundër Jemenit që është vendosur nga ana e Arabia Saudite ka penguar hyrjen e medikamenteve në vend dhe transferimin e personave të sëmurë jashtë vendit për kurimin mjekësor dhe forcat ushtarake të Arabisë Saudite gjithashtu nuk kanë lejuar dërgimin e ekipeve mjekësore në rajonet nën bllokadë”.

Taha Motavakel shtoi: “Banorët e rajoneve nën bllokadën e ushtrisë saudite po vuajnë nga kequshqyerja dhe deri më tani një numër i madh njerëzish kanë humbur jetën për shkak të urisë dhe krizës nën heshtjen e Bashkësisë Ndërkombëtare”.

Ministri i shëndetësisë së Jemenit gjithashtu në lidhje me gjendjen e spitaleve në Jemen ka thënë: “Deri më tani 430 spitale dhe qendra shëndetësore janë shkatërruar nga bombardimet e avionëve luftarakë të regjimit Al Saud. Ata kanë sulmuar edhe ekipet mjekësore të Mjekëve pa Kufi”.

Taha Motavakel ka kritikuar ashpër indiferencën dhe heshtjen e Bashkësisë Ndërkombëtare në lidhje me gjendjen e të sëmurëve jemenas dhe ka thënë: “Asnjë prej institucioneve ndërkombëtare deri më tani nuk ka arritur të krijojë rrethanat dhe kushtet e duhura për hyrjen e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore në territorin e Jemenit”.

Tags