Bashkëshortja e kreut të Dubait ngre padi kundër tij
(last modified Thu, 04 Jul 2019 07:43:46 GMT )
Korrik 04, 2019 09:43 Europe/Tirane
  • Bashkëshortja e kreut të Dubait ngre padi kundër tij

Bashkëshortja tashmë e larguar e kreut të Dubait ka ngritur padi kundër tij duke kërkuar marrjen e përgjegjësisë për fëmijët e saj.

Hia Benet Husein, ka ngritur padi kundër bashkëshortit të saj Muhamed bin Rashid Al Maktum, kreu i Dubait. Padia e saj është ngritur në gjykatën familjare në Angli dhe në të ajo kërkon divorcin dhe marrjen e përgjegjësi për dy fëmijët e saj 11 dhe 7 vjeç. Hia Benet Husein është motra e mbretit aktual të Jordanisë dhe bashkëshorte e Muhamed bin Rashid Al Maktum, kreu i Dubait. Ditë më parë gazeta Dialy Mail ka bërë publike detajet e largimit të saj së bashku me dy fëmijët ku jeton në shtëpinë e vet 85 milion paund në Londër. Thuhet se një diplomat gjerman ka ndihmuar znj. Husein të largohet nga Dubai dhe ajo përpara se sa të vendoset në shtëpinë e saj në Londër, ka bërë kërkesën për azil në Gjermani. Ndërkohë James Stuart avokat familjar ka thënë se princesha mund të ngre padi në gjykatë vetëm në kohën kur ajo të ketë marrë leje qëndrimi në këtë vend.

Tags