Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe theksojnë zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe
(last modified Wed, 28 Aug 2024 07:03:37 GMT )
Gusht 28, 2024 09:03 Europe/Tirane
  • Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe theksojnë zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministrat e Jashtëm të Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në një bisedë telefonike të martën kërkuan vazhdimin e dialogut dhe shkëmbimin e mendimeve për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën ekonomike, bashkëpunimin konsullor dhe të sigurisë, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Sheikh Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, e përgëzoi z.Abbas Araghchi për emërimin e tij në postin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Iranit dhe i uroi suksese.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, duke theksuar dëshirën e vendit të tij për të vazhduar zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit rajonal me Republikën Islamike të Iranit, theksoi zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Teheranit dhe Abu Dhabit në një epokë të re.

Araghchi gjithashtu uroi Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan për emërimin e tij si zëvendëskryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe i uroi sukses në këtë detyrë të re.

Duke ftuar njëri-tjetrin për të udhëtuar në Teheran dhe Abu Dhabi, palët theksuan vazhdimin e dialogut dhe shkëmbimin e mendimeve për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën ekonomike, bashkëpunimin konsullor dhe të sigurisë, si dhe bashkëpunimin rajonal.

 

Tags