Nasrallah: Armiqtë shqetësohen kur shikojnë e marshimin e miliona njerëzve në Qerbela
(last modified Sat, 19 Oct 2019 19:32:48 GMT )
Tetor 19, 2019 21:32 Europe/Tirane
  • Nasrallah: Armiqtë shqetësohen kur shikojnë e marshimin e miliona njerëzve në Qerbela

Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut theksoi: "Prania e miliona njerëzve në Qerbela është e pashembullt në histori, dhe Shtetet e Bashkuara, sionistët, arrogantët dhe tiranët në të gjithë botën janë në ankth kur shohin marshimin e miliona njerëzve në Qerbela".

Siç njofton agjencia IRIB, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, Sejed Hasan Nasrallah, duke folur të shtunën me rastin e Arbainit Huseinit në rajonin Baalbek, theksoi: " Prania e miliona njerëzve në marshimin e Arbainit Huseinit nuk ka asnjë shembull të ngjashëm në botë, dhe njerëzit nga e gjithë bota, madje edhe nga Evropa dhe SHBA, arrijnë në Qerbela në një marshim madhështor që prezanton edhe një herë në botë Imam Huseinin (as) dhe epopenë e tij". Duke folur mbi zhvillimet e fundit në Liban, Nasrallah ju drejtua autoriteteve libaneze: "Zyrtarët duhet të jenë të bindur se njerëzit e varfër nuk mund të mbështesin më taksat e reja, disa në pushtet menduan se taksat e reja do të kalonin në heshtje, por ajo që ndodhi ka treguar që populli nuk pranon më taksa shtesë. Ai nuk përkrahu idenë e dorëheqjes së qeverisë dhe shtoi: " Është e vështirë të gjesh një qeveri tjetër që mund të zgjidhë problemet. Kjo qeveri duhet të marrë një qasje të ndryshme që kërkon guxim, seriozitet dhe sinqeritet".

 

Tags