Shkarkohen ministrat e jashtëm dhe të transportit në Arabinë Saudite
(last modified Thu, 24 Oct 2019 07:05:20 GMT )
Tetor 24, 2019 09:05 Europe/Tirane
  • Shkarkohen ministrat e jashtëm dhe të transportit në Arabinë Saudite

Mbreti Selman bin Abdul’aziz, me një urdhër ka shkarkuar ministrat e jashtëm dhe të transportit të Arabisë Saudite, përkatësisht Ibrahim Abdul’aziz Esaf dhe Nabil Amudi.

Pas shkarkimit të ministrave të jashtëm dhe të transportit, mbreti i Arabisë Saudite me një tjetër urdhër ka zgjedhur Fejsal bin Farhan ish ambasador i Arabisë Saudite në Gjermani si ministër të jashtëm dhe Saleb bin Anser Xhaser në postin e ministrit të transportit. Ibrahim Esaf u zgjodh vitin e kaluar në postin e ministrit të jashtëm pas polemikave të shumta që lindën pas ngjarjes së vrasjes së gazetarit saudite Jamal Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll. Ai në atë kohë zuri vendin e Adel Xhubair ish ministër i Arabisë Saudite. Gazetari Jamal Khashoggi u vra me urdhër të Arabisë Saudite më datë 2 tetor 2018 brenda në ambientet e konsullatës së Arabisë Saudite. Khashoggi ishte në listën e personave të kërkuar nga regjimi saudit. Muhamed bin Selman princi i kurorës i Arabisë Saudite kohët e fundit ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e gazetarit Khashoggi.

Tags