Turqia arreston 133 ushtarakë të tjerë me akuzë të lidhjeve me organizatorët e grusht shtetit
(last modified Tue, 19 Nov 2019 13:28:31 GMT )
Nëntor 19, 2019 14:28 Europe/Tirane
  • Turqia arreston 133 ushtarakë të tjerë me akuzë të lidhjeve me organizatorët e grusht shtetit

Policia turke arrestoi të martën 101 ushtarë nën dyshimet se janë mbështetës të klerikut fetar, Fethullah Gulen.

Ata janë në mesin e 133 shërbyesve të tanishëm dhe të kaluar ushtarakë, arrestimin e të cilëve e urdhëruan prokurorët.

Turqia e akuzon Gulenin për organizimin e një grushtshteti në vitin 2016, gjatë të cilit një fraksion i ushtrisë u përpoq, por nuk arriti ta rrëzojë Qeverinë turke.

Gulen, i cili jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara, i mohon akuzat.

Agjencia turke e lajmeve Anadolu raportoi se policia turke ka nisur bastisje në 45 qytete të Turqisë për të arrestuar të dyshuarit e mbetur.

Sipas disa raporteve, të dyshuarit kanë lidhje me "imamë sekretë", për të cilët qeveria beson se i kanë nxitur ndjekësit e Gulenit brenda ushtrisë.

Dhjetëra-mijëra njerëz janë arrestuar ose pushuar nga puna që nga përpjekja për grushtshtet në Turqi, më 15 korrik të vitit 2016.

Tags