Adel Abdulmahdi refuzon kërkesën e Trump
(last modified Fri, 20 Dec 2019 13:57:22 GMT )
Dhjetor 20, 2019 14:57 Europe/Tirane
  • Adel Abdulmahdi refuzon kërkesën e Trump

Sekretari i përgjithshëm i subjektit irakian “Asaibu Ahle Al-Hak” ka zbuluar se Donald Trump, presidenti i Amerikës i kishte kërkuar kryeministrit të Irakut që t’i japë gjysmën e rezervave të naftës së Irakut Amerikës në shkëmbim të rindërtimit të Irakut.

Ghejs Al-Khaz’ali, sekretari i përgjithshëm i subjektit irakian “Asaibu Ahle Al-Hak”, në një intervistë me kanalin televiziv Al-Xhazira të Katarit, ka deklaruar: “Një prej arsyeve të dorëheqjes së Adel Abdulmahdi nga posti i kryeministrit të Irakut, është refuzimi i kërkesës së presidentin amerikan Donald Trump për t’i dhënë Amerikës gjysmën e rezervave të naftës së Irakut. Prandaj, ka ekzistuar një plan amerikano-izraelit për keqpërdorimin e protestave qytetare në Irak. Organizimi i zgjedhjeve të parakohshme nën hijen e dorëheqjes së qeverisë dhe rrethanave të sigurisë dhe mungesës së stabilitetit, është një rrezik i madh i cili mund të rezultojë në një luftë të brendshme”.

 

Tags