Kolonët sionistë sulmojnë palestinezët
(last modified Sat, 21 Dec 2019 07:46:02 GMT )
Dhjetor 21, 2019 08:46 Europe/Tirane
  • Kolonët sionistë sulmojnë palestinezët

Kolonët sionist me mbështetjen e forcave ushtarake izraelite në mënyrë barbare kanë sulmuar palestinezët në Ramallah të Palestinës.

Palestine Al-Jeum raporton se si pasojë e këtij sulmi, ka ndodhur një përleshje mes kolonëve sionistë dhe të rinjve palestinezë. Kolonët sionist pasi kanë hyrë në Ramallah kanë kryer veprime barbare në këtë qytet dhe në mënyrë të gjerë kanë dëmtuar tokat bujqësore dhe produktet e palestinezëve. Ndërkohë forcat ushtarake izraelite dje në mbrëmje dhe sot në mëngjes kanë sulmuar rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe kanë arrestuar 14 palestinezë. Më herët ushtria e regjimit sionist u ka kërkuar kolonëve sionistë që ditën e premte njëkohësisht me organizimin e protestave të palestinezëve me rastin e "Ditës së Tokës", të armatosen për tu përballur me hyrjen e mundshme të banorëve të Rripit të Gazës në territoret e pushtuara. protesta e madhe "E drejta e kthimit" u zhvillua duke filluar nga pesë rajone të afërta me kufirin e Gazës me qëllim kthimin e të shpërngulurve palestinezë të cilët janë dëbuar në vitin 1948. 

Tags