Kalın: Çfarëdo plani që përjashton Turqinë në Lindjen e Mesme është i pamundur
(last modified Wed, 25 Dec 2019 14:42:15 GMT )
Dhjetor 25, 2019 15:42 Europe/Tirane
  • Kalın: Çfarëdo plani që përjashton Turqinë në Lindjen e Mesme është i pamundur

“Turqia do të vazhdojë të mbështesë qeverinë legjitime të Libisë, të njohur ndërkombëtarisht, dhe nuk do të braktisë popullin libian”, tha Kalın

Zëdhënësi i presidencës turke, İbrahim Kalın, ka deklaruar se çfarëdo plani që përjashton Turqinë në Lindjen e Mesme është i pamundur dhe se Turqia nuk do të zmbrapset nga hapat e nevojshme për të qëndruar pranë qeverisë libiane dhe popullit të këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia do të vazhdojë të mbështesë qeverinë legjitime të Libisë, të njohur ndërkombëtarisht, dhe nuk do të braktisë popullin libian”, tha Kalın pas një takimit të kabinetit në kompleksin presidencial.

Më 27 nëntor, Turqia nënshkroi marrëveshjet e kufirit detar dhe të bashkëpunimit të sigurisë me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA) në Tripoli, e cila gëzon njohjen e Kombeve të Bashkuara (OKB), veprim i cili refuzon lëvizjet e vendeve të tjera pa pjesëmarrjen e Turqisë.

Në lidhje me mbështetjen e Rusisë për komandantin libian, Khalifa Haftar, i cili udhëheq forcat që kundërshtojnë GNA-në, Kalın theksoi se kjo nuk kontribuon për paqen në vend.

Që nga rrëzimi i liderit Muammar Gaddafi në vitin 2011, në Libi u shfaqën dy qeveri rivale, njëra në Libinë lindore kryesisht e mbështetur nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetra në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Tags