Bashar al-Jafari u drejtohet evropianëve: Ktheni terroristët tuaj nga Siria
(last modified Sun, 29 Dec 2019 05:09:46 GMT )
Dhjetor 29, 2019 06:09 Europe/Tirane
  • Bashar al-Jafari u drejtohet evropianëve: Ktheni terroristët tuaj nga Siria

Përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në Kombet e Bashkuara të shtunën kritikoi Turqinë dhe Katarin për mbështetjen e grupit terrorist Jabhat al-Nusra dhe u bëri thirrje vendeve evropiane që të rimarrin terroristët e tyre nga Siria.

Bashar al-Jafari, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për buxhetin e OKB-së për fondet publike të vitit 2020, gjithashtu tha se vendet që mbështesin terrorizmin vazhdimisht kanë akuzuar Sirinë me fabrikimin e akuzave të rreme duke abuzuar me Kombet e Bashkuara. I dërguari sirian në OKB gjithashtu shtoi se Arabia Saudite, Katari dhe disa vende të tjera kanë shpenzuar rreth 140 miliardë dollarë për të çmontuar qeverinë kushtetuese të Sirisë dhe për të rrezikuar sigurinë siriane. Bashar Jafari shtoi se Organizata e Kombeve të Bashkuara ka qenë vetëm në interes të vendeve të fuqishme që nga themelimi i saj.  Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me agresionin e gjerë të grupeve terroriste të mbështetur nga Arabia Saudite, SHBA dhe aleatët e tyre për të ndryshuar ekuacionet e rajonit në favor të regjimit Sionist. Ushtria siriane me ndihmën e Republikës Islamike të Iranit dhe mbështetjen e Rusisë, kohët e fundit ka qenë në gjendje të mbyllë çështjen e grupit terrorist ISIS në vend. Grupet e tjera terroriste gjithashtu po dështojnë dhe pësojnë disfata njëri pas tjetrit.

Tags